Ish deputeti demokrat, Bardh Spahia ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli për situatën në vend pas shfaqjes së 10 rasteve të personave që janë infektuar me koronavirus.

Spahia bëri thirrje për shmangie të panikut që sipas tij, kthehet në njëfarë mënyrë në një kërcënim për personat që përbëjnë stafin mjekësor që janë në vijë të parë, por edhe të qytetarëve në tërësi.

Duke folur për maskat, Spahia tha se Rama u përpoq ta minimizonte skandalin, ndërsa shtoi se duhet të nisin menjëherë hetimet pas ato përbëjnë rrezik për popullatën dhe përdoruesit por edhe është bërë një krim me mbulimin e datës së skadencës.

Zyrtari i PD së foli edhe për atë çfarë po bën dhe ka propozuar opozita për situatën me epideminë, ndërsa u përgjigj edhe pyetjes nëse do të bashkohet në një front me autoritetet shtetërore për përballimin e situatës.

Hapat që duhet të ndërmerren janë shumë dimensional dhe përfshijnë një sërë institucionesh, veçanërisht ato të shëndetësisë. Pa hyrë ende në Shqipëri, ne si opozitë kemi ngritur zërin për masat parandaluese dhe zvogëelimit të mundësisë së përfshirjes në hartën e vendeve të prekur nga koronavirusi. Fatkeqësisht kemi parë që në hapat e parë që ka pasur një menaxhim jo të mirë të situatës. Italia do të ishte një sinjal i fortë alarmi për ne për shkak të lidhjeve që kemi. Iniciativat për të ndikuar në frenimin e hyrjes së virusit ose nuk morën ose me një vonesë ekstreme. Ishte e pritshme shfaqja e këtij virusi, por edhe shpërthimi në disa raste menjëherë

A jeni gati për të bashkuar forcat me qeverinë për të përballuar këtë situatë?

Spahia Në fakt ekspertët e PD së janë në terren që ditën e parë të shfaqjes së kësaj problematike, ne kemi bërë propozimet tona. Me një sens të lartë përgjegjësie doli me 11 propozime për t’ju ardhur në ndihmë strukturave shëndetësore. Basha ka propozuar domosdoshmërinë e transparencës maksimale në menaxhimin e kësaj situate si e vetmja mënyrë për të ulur panikun dhe rritur ndërgjegjësimin. Kemi kërkuar gjithashtu rritjen e buxhetit financiar, angazhimin e sa më shumë ekspertëve apo mjekëve që për arsye të ndryshme mund të mos jenë aktiv në profesionin e tyre për tu bërë pjesë e armatës së domosdoshme që kërkon situata. Kemi kërkuar identifikimin e pacientëve që nga momenti kur futen në Shqipëri që vijnë nga zonat e prekura, masat duhej të ishin tepër të larta dhe konkrete por siç e kemi konstatuar angazhimi ka qenë minimal.

Basha ka denoncuar maskat e skaduara, ndërsa kryeministri tha se nuk ka asnjë problem të përdoren. A mund të përdoren maska të tilla?

Spahia Ne kemi kërkuar së paku mjetet minimale për mjekët që janë në vijë të parë të përballjes me paciantët, jo vetëm për jetën e shëndetin e tyre, por edhe të qytetarëve të tjerë të cilët në rast të kontaminimit të stafit mjekësor, të bëhej transmetues i virusit tek pjesa tjetër e popullatës. E kemi denoncuar dhe faktuar mungesën e mjeteve mbrojtjëse sidomos në shërbimin parësor. Edhe pas denoncimeve tona erdhi me shumë vonesë reagimi i ministres për gjetjen e 1 2 milionë maskave.

Ne verifikuam në terren këto maska, pas informacione konstatuam një fakt tejet shqetësues dhe një akt kriminal ku të gjitha stafeve mjekësore u janë shpërndarë maska të skaduara që prej vitit 2011.

Rama tentoi ta minimoizojë këtë fakt të rëndë, duke lënë mënjanë edhe aktin kriminal, sepse ndryshimi apo mbulimi i datës së skandecës përbën një vepër penale. Por qoftë edhe nga aspekti mjekësor dhe teknik, mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në google, që ato maska pas skadimit jo vetëm nuk kryejnë asnjë funksion por mund të sjellë edhe dëme, dhe kjo përbën një tjetër akt kriminal. Ai shtiret sikur nuk ka ndodhur asgjë ndërsa duhej të bënte thirrje për dënimin e personave të përfshirë dhe ofrimin e maskave në kushtet e duhurua në një kohë sa më të thjeshtë

Si mjek në profesion, ju sa mendoni se do të zgjasë e gjithë kjo situatë në vendin tonë?

Spahia E gjitha duhet parë në kompleks, kemi humbur shumë kohë për ta parandaluar dhe ky është fakt. Magnësia në fazën parandaluese rrit pamundësinë për ta izoluar në kohë përjhap[jen dhe rrit mundësinë e komplikancave dhe nevojës për të patur mjetet dhe hapësirat adeguate për përballimin e tij. Pjesën e izolimit e shikoj të vaktë dhe gati gati jashtë kontrollit. fukusi duhej të ishte për ta izoluar dhe penguar përhapjen e tij.