Presidenti Ilir Meta deklaron se maxhoranca po përpiqet të shpikë armiqë.
I quan marrëzi akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj tij, se po përpiqet të minojë integrimin e Shqipërisë në BE.
Ilir Meta: A ka ndonjë gënjeshtër nga këta këtu? (I referohet letres që ka dërguar Komisionerit për Zgjerim Letra është e përkthyer në shqip. Me këto skandale mbi skandale rruga vetëm vështitrësohet prandaj ti thërrasin mëndjes e të mos përgatiten për alibi e për të shpikur armiq se gjoja i ka thënë presidenti këtyre ministrave që kanë ardhur që të mos na celin negociatat, kjo është marrëzia më e madhe. Të na çelin nga dje jo nga sot. Por nëse është një situatë që e ka parë gjithë bota do i thuash si është e vërteta. Dhe përsëri të na fusin brenda sa më shpejt sepse kjo është në interes të të gjithë popullit shqiptar.
Pyetje: 15 marsi është datë e panegociueshme ?
Ilir Meta: Integriteti është vijë e kuqe, e kuqe flakë e patë uraganin kuq e zi.
Presidenti Ilir Meta doli ne nje konference per median