Keti Bazhdari, ish-kandidatja e PS në Shkodër në 2015 n, zgjodhi Shën Valentinin për të kurorëzuar dashurinë e saj në Kishën Françeskane në vendlindje.

Pas Kishës dasma vijoi në një restorant buzë liqenit në Shkodër.

Keti Bazhdari është një grua që vjen nga bota e biznesit, ajo ka punësuar mbi 1 mijë gra në Shkodër e rrethina.

Kujtojmë se ajo ka qenë një nga eksponentët shumë të rëndësishëm të PS në Shkodër për një kohë të gjatë, ku është shfaqur krah Edi Ramës, me jo pak vlerësime.

Largimi i saj nga PS nuk u sqarua kurrë plotësisht. Nëse ajo nuk do të ishte anashkaluar, sot do të dëgjonim emrin e Keti Bazhdarit në vend të Tom Doshit me gjasë /Tiranapost.al