Kryeministri shqiptar gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar krijuesin e Facebook-ut Mark Zuckerberg. Edi Rama ka publikuar fotot e takimit, ndërsa shkruan se u takua me Zuckerberg gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë.

Në foto Zuckerberg shfaqet i përqendruar duke dëgjuar kryeministrin Rama dhe biseduar. Ditën e sotme në Gjermani Edi Rama ka takuar disa liderë, nga kryeministri kanadez, princi i Arabisë Saudite dhe të tjerë.