Kanë mbetur vetëm 20 ditë para zgjedhjeve dhe Barometri në Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e katërt zgjedhore në nivel vendi. Metodologjia e përdorur është një kampion rastësor i shtresëzuar me 1600 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Shqipërisë, ballë për ballë.

Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave është 10 Prill – 21 Prill 2025.

Pyetja: Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Përgjigjet tregojnë:

Partia Socialiste (Edi Rama) – 42.6%

Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore (Sali Berisha) -30%

Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet (Adriatik Lapaj) – 6%

“Partia Mundësia” (Agron Shehaj) – 5.6%

“Lëvizja Bashkë” (Arlind Qori) – 2.1%

Koalicionin Euroatlantik (Lulzim Basha) – 0.7%

Partia Social Demokrate (Tom Doshi) – 0.6%

“Aleanca Kombëtare Shqiptare” (Eleni Kocaqi) – 0.6%

“Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (Dashamir Shehi) – 0.5%

Të pavendosur – 11%