Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u mbajt një meshë e shenjtë e veçantë, e drejtuar nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragine, përpara nisjes së tij drejt Italisë ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë, Papa Françesku.
Para besimtarëve të pranishëm, Imzot Peragine ndau një kujtim të çmuar nga takimi me Papa Françeskun, i cili, siç tregoi ai, kishte shprehur dëshirën dhe zgjedhjen e vetëdijshme për të vizituar Shqipërinë për shkak të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare që karakterizon vendin tonë.
‘Zemra jonë është e trishtuar për ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Papa Françeskut, zemrat tona janë të pikëlluara dhe të humbura ndoshta edhe të paafta për të pranuar këtë moment. Ai ka inkujaruar njerëz, sa herë ai ka telefonuar njerëzit duke dëgjuar dhimbjet e tyre. Ai zgjodhi Shqipërinë si vendin ku bëri udhëtimin e tij të parë në Europë dhe e paraqiti vendin tonë si model bashëjetese mes besimeve të ndryshme’, tha ai.
Nga abuzimi me burimet shtetërore tek rrjetet e patronazhimit, zbulohet dokumenti që PD ka dërguar në SHBA për zgjedhjet
Partia Demokratike ka nisur në SHBA një dokument drejt kompanisë së saj lobuese ku ngre akuza për procesin zgjedhor të mbajtur në Shqipëri. Dokumenti i është nisur edhe Departamentit të…
Operacion antidrogë në Shqipëri e Itali, lëshohen 52 urdhër-arreste! Të përfshirë avokatë, policë, zyrtarë dhe personazhe të krimit
Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës po zhvillohet mes Italisë dhe Shqipërisë. Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste. Në operacion po marrin…