
Në fabrikën “Dalmacia” në Pukë, takova Mark Gjonajn dhe të birin Miklovanin, dy breza që kanë kthyer pasurinë natyrore të zonës në një model suksesi dhe bashkëpunimi me komunitetin.
“Dalmacia shpk”, një biznes familjar i themeluar në vitin 2008, ku Marku punon krah për krah me djemtë e tij të diplomuar, Miklovanin dhe Miltonin. Përmes këtij investimi, çdo vit mbështeten qindra familje vendase që furnizojnë fabrikën me frutat e pyllit, duke gjallëruar ekonominë e zonës.
Shembuj si “Dalmacia” dëshmojnë fuqinë e traditës, pasionit dhe vizionit – aty ku zhvillimi merr jetë nga toka dhe njerëzit e saj.