
Lajm i shkëlqyer për arsimin dhe sportin në Shkodër
Është miratuar zyrtarisht financimi në kuadër të thirrjes së hapur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për investime të reja në infrastrukturën arsimore të qytetit tonë.
Për mua, ky lajm ka një vlerë të dyfishtë: ndërtimi i fushës sportive në shkollën 9-vjeçare “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina, dhe rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale “Arben Broci”, janë dy projekte që më prekin personalisht, pasi janë institucionet ku unë jam edukuar.
Pjesë e këtij investimi janë edhe:
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, i kopshtit “Tom Alimhilli dhe i palestrës së gjimnazit “28 Nëntori”.
Vlera totale e këtyre projekteve të sapomiratuara nga @Bashkia Shkodër arrin në 4.5 milionë euro.
Ndërkohë, vijojnë me ritme të mira edhe investimet e tjera në proces për:
Rikonstruksionin e plotë të shkollave 9-vjeçare “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”
Ndërtimin e terreneve sportive në tre shkolla
Rikonstruksionin e plotë të shkollës profesionale “Hamdi Bushati”, me një vlerë investimi prej 12 milionë euro, financuar nga @MEKI.
Këto investime janë një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më cilësor, më të sigurt dhe më frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës.