
Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një bashkëbisedim të ngrohtë dhe frytdhënës me Sajmirin dhe të rinjtë e Shoqata Para-Tetraplegjikeve Dega Shkoder në Shkodër.
Gjatë bashkëbisedimit, ndamë mendime dhe përvoja rreth sfidave të përditshme që ata përballen, si dhe nevojave të tyre.
Ky takim ishte një mundësi e vyer për të dëgjuar nga afër zërin e tyre dhe për të reflektuar mbi mënyrat konkrete se si mund të përmirësojmë akoma më shumë jetën dhe mirëqenien e komunitetit të tyre.
Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për më shumë mbështetje, përfshirje dhe mundësi.