Hyrja e Shkodrës, nga harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, ka nisur të marrë formë.

Firma kontraktuese është aktualisht në fazën e hapjes së trasesë së re të rrugës, e cila do të zgjerohet në katër korsi.

Ky investim i shumëpritur për qytetin, ashtu si edhe ndërhyrjet e tjera në infrastrukturë që po realizohen, do t’i japë Shkodrës një akses më të lehtësuar — si për banorët, ashtu edhe për vizitorët e shumtë që presim.