OSBE/ODIHR do të jetë në cilësinë e vëzhguesve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, me një mision të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier.
Një delegacion i këtij misioni ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ditë që përkon edhe me nisjen zyrtarisht të fushatës elektorale.
Raportohet se misioni ka zhvilluar një takim me kryeprokurorin Altin Dumani dhe trupën e prokurorëve të kësaj strukture.

SPAK ka bërë të ditur muaj më parë se ka hartuar një strategji të posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Ditë më parë misioni i OSBE ka zhvilluar edhe takime të tjera me institucione të rëndësishme në vend, si Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ.