Takimi me farmacistët e qytetit ishte një kënaqësi e veçantë. Jam i bindur se janë ndër qytetarët më të njohur për komunitetin, falë shërbimit të tyre të domosdoshëm për Shkodrën.

Pata mundësinë të njihem nga afër me problematikat që ata përballen, të cilat kërkojnë zgjidhje dhe që do t’i trajtojmë së bashku.

Frymëzues ishte edhe mesazhi që ata përcjellin për qytetin – një besim i qartë në ndryshimin e shpejtë që po merr Shkodra falë investimeve që tashmë janë të dukshme kudo.