Sot, gjatë një bisede të ngrohtë me Zija Vukaj, ndjeva qartësisht dashurinë e tij për letërsinë, urtësinë që e karakterizon dhe përkushtimin ndaj kulturës së qytetit. Ai është një zë që meriton të dëgjohet dhe të nderohet.
Studiues dhe shkrimtar i angazhuar, Vukaj ka dhënë një kontribut të çmuar në kritikën letrare dhe analizën e letërsisë. Libri i tij “Labirintet e Fjalës” është një vepër referuese për studiuesit dhe dashamirësit e letërsisë. Si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, ai ka mbrojtur hapësirat kulturore dhe ka promovuar vlerat e fjalës së shkruar.
Vukaj është gjithashtu autor i një serie antologjike prej 9 volumesh dhe ka shkruar 4 tekste shkollore për shkollat shqipe në Mal të Zi. Ai është përkthyes i mbi 20 autorëve nga letërsia e huaj dhe ka studime monografike për Dinastinë Marubi dhe kompozitorin Pjetër Gaci.