Pa frikë mund ta quaj mjeshtrin e muraleve të qytetit!

Takimi me Petrit Bilalin të ofron një perspektivë tjetër mbi jetën urbane, lidhjen mes historisë dhe realitetit shkodran, si dhe rëndësinë e ruajtjes së traditave që e bëjnë Shkodrën unike.

Biseduam së bashku për qytetin, për zhvillimet që po ndodhin dhe për punët e bukura që Petriti, së bashku me miqtë e tij Fatmirin dhe Sidritin, kanë realizuar në fasadat e pallateve në Shkodër.

Shkodra është qyteti i të gjithëve — ndaj njohja, vlerësimi dhe ruajtja e trashëgimisë janë detyrë e përbashkët.