
azetarja Klodiana Lala, ka publikuar së fundmi një video ku duken dy të rinj të cilët janë duke qarkulluar me armë zjarri kallashnikov në makinë. Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Lala sqaron se video i është dërguar disa muaj më parë dhe mendohet të jetë xhiruar në Shkodër, por kjo mbetet ende e pa konfirmuar.
Në video shihen dy të rinjtë me kapuça në kokë teksa bëjnë manovra të rrezikshme me makinë, teksa në duar mbajnë edhe armët. Të rinjtë keto pamje shihet se i kanë publikuar edhe në rrjetet e tyre sociale.