Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Dyshohet se ka patur shkëmbim zjarri mes dy personave, raporton gazetari Ergys Kavaja.

Policia e komisariatit Malësi e Madhe dhe forcat e Policisë nga Shkodra janë nisur drejt vendit të ngjarjes.