Teatri “Migjeni”, brënda pak kohësh do të ketë të instaluar sistemin e kondicionimit.

Puna ka nisur ditët e fundit dhe do të shtrihet në të gjithë hapësirën e teatrit të Shkodrës.

Në një intervistë për mediat, Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja, u shpreh se ky është një lajm i mirë për aktorët dhe stafin e teatrit, por edhe për spektatorin shkodran i cili nuk do të përballet më me temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit dhe të nxehtin gjatë verës.Investimi për sistemin e kondicionimit në Teatrin “Migjeni” ka qënë një kërkesë e kahershme e stafit të teatrit, por edhe një nga angazhimet kryesore të kryebashkakut Benet Beci për t’i krijuar kushte jo vetëm aktorëve dhe stafit, por edhe spektatorit të Shkodrës.

Investimi për sistemin e ngrohjes vjen si ndërhyrje e Bashkisë Shkodër në godinat kulturore të qytetit, vlera financiare e të cilët është miratuar në buxhetin e vitit 2025.