Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë. Kompania koncesionare e biznesmenit afër Berishës, Bashkim Ulaj, që ka ndërtuar dhe mirëmban këtë rrugë, paralajmëroi në mes të dhjetorit se nga data 4 janar niste zbatimin e tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.52 euro me TVSH.
Ndërkohë Shqiptarja.com dhe Report Tv sjell çmimet e afishuara për degëzimin që lidh Rinasin me Kasharin dhe Rinasin me Thumanën.
Tarifa që do të paguhet nga çdo automjet që përshkon Rinas – Kashar dhe anasjelltas varion nga 50 lekë për triçikël në 270 lekë për automjetet e tonazhit të rëndë.