Ramazan Mataj quhej i riu që u gjend i pajetë mëngjesin e djeshëm në mjetin e tij, në një fshat të Shkodrës në Postribës.

Trupi u konstatua nga një banor i zonës, i cili ka parë makinën të bërë shoshë me plumba dhe ka lajmëruar policinë.

Kjo e fundit u gjend në vendin e ngjarjes rreth 8 orë me vonesë, ndërsa si gjithnjë mblodhi gëzhojat në vendin e krimit ku edhe u konstatua se ndaj të riut është qëlluar me dy armë automatike.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa jo vetëm që nuk ka gjurmë autorësh, por për fatin e keq nuk ka asnjë pamje filmike, për shkak se vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore, në të cilën nuk gjenden banesa e as biznese.

Nga verifikimet dhe dëshmitë e para viktima e pritës fatale rezulton pa precedent të mëparshëm, ndërkohë që policia s‘ka asnjë pistë dhe madje asnjë të dyshuar për krimin e rëndë, që tronditi Shkodrën sërish në këtë fillim viti, ashtu siç pak kohë më parë, tronditi Dobraçin me masakrën me 4 persona të vrarë!