Sonte ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Pak më parë është zbuluar identiteti i mashkullit muskuloz që u shfaq në monitor. Ai është Jozi, këngëtar, i cili i bashkohet shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai u mirëprit nga Gerta Gixhari, teksa të gjitha vajzat që kanë hyrë deri më tani komplimentuan trupin e tij të palestruar. Vetë Jozi u shpreh se “Big Brother” e rikthen në Shqipëri, teksa tha se është në kërkim të një vajze luftarake, si vetë ai.

“Unë jam Jozi, vij nga Laçi, jam këngëtar. Prej disa vitesh jetoj në Evropë, u riktheva në Shqipëri për të hyrë në ‘Big Brother’ sepse është një format që të ofron shumë mundësi. Jam singel, në kërkim të një vajze luftarake ashtu si unë dhe që bën për mashkullin e saj.”– tha ai.