Edhe pse ka përfunduar seanca parlamentare situata para Kuvendit është përshkallëzuar.

Deputetët e opozitës kanë përplasje të dhunshme me efektivët e Gardës, pasi kanë arritur në pak çaste të hapin portën metalike para Parlamentit, duke kapur në befasi policinë.

Për disa momente tensionet vijojnë para Parlamentit, ku janë shtuar forcat e rendit dhe efektivët e gardës. Protestuesit kanë thërritur emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që kanë kërkuar lirimin e tij. Ndërkohë që raportohet se deputetët e mazhorancës janë larguar nga salla e Kuvendit, duke dalë nga porta e pasme, e cila është në drejtim të Akademisë së Shkencave.