Jo një armë, por një sprai. Kjo ka qenë pajisja në brezin e efektivit të FNSH-së që alarmoi deputetët e PD. Luan Baçi deklaroi se një polic i kishte vendosur pistoletën në gjoks duke e kërcënuar. Por në video shihet një sprai me spec djegës.
Policia e Shtetit reagoi pas akuzave të deputetit të PD-së duke deklaruar se konform ligjit, forcat policore kanë marrë masa për të garantuar sigurinë e institucioneve shtetërore ne rastin konkret te Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të parandaluar një sulm të mundshëm nga protestuesit ndaj këtij institucioni.