Vetëm pak minuta pas largimit të deputetëve të PD nga oborri i parlamentit si dhe protestuesve, në Kuvend ka mbërritur policia shkencore.
Një grup ekspertësh të policisë shkencore janë futur në sallën e seancave për të kryer hetime për lëndën e hedhur nga deputetja e PD-së Elda Hoti.
Vetë deputetja e cila spërkati mes rreshtave të ulëseve tha se ishte parfum, por kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë, duke e përjashtuar dhe ligjvënësen demokrate nga seanca.
Tani do të jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse ishte parfum apo benzinë.