Sokol Mjacaj, për pak orë sot ka dalë nga ambientet e izolimit “41 Biss” në burgun e Peqinit, për tu transportuar në drejtim të Tiranës, ku duhej të dilte para Gjykatës së Posaçme, me qëllim marrjen pjesë në një proces penal të çelur prej tij.

I veshur mirë, buzagaz dhe fare i qetë, Sokol Mjacaj, ka dalë sot para gjykatës dhe prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, duke kërkuar prej tyre që ta nxirrnin nga regjimi i izolimit “41 biss”. Një kërkesë e tillë për nxjerrjen nga regjimi i posaçëm, është bërë nga Mjacaj dhe në 3 janar 2024, por kërkesa e parë rezulton të jetë rrëzuar nga gjykata në 25 mars 2024.

Tashmë Mjacaj, ka tentuar dhe shpresuar të dalë nga rregjimi “41 biss”, përmes kësaj kërkese të dytë. I dënuari me burgim të përjetshëm, ka pretenduar se nuk është në gjendje të vuajë dënimin në këtë formë rregjimi. Por prokuroria ka kërkuar që për rastin në fjalë të njihen me raportin e plotë që Ministria e Drejtësisë, ka përpiluar për këtë të dënuar. Nisur nga kjo rrethanë seanca e radhës është shtyrë për në 24 Tetor.

Sokol Mjacaj, u vendos në regjim të posaçëm menjëherë pas vrasjes së Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen brenda në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Mjacaj fillimisht është arrestuar në muajin korrik 2015 në zonën e Dukagjinit, pasi ekzekutoi me automatik dy turistët Çekë, 27-vjeçarit Michael Svatos dhe të dashurën e tij, 36-vjeçaren Ana Kosinova. Për këtë ngjarje Mjacaj është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me burgim të përjetshëm.