Nësë vitet e kaluara Shiroka frekuentohej nga pushuesit vendas, këtë vit vihet re se ka një tendencë të theksuar nga të huajt. Ky çift nga Gjermiania, po shijon ajrin e pastër të Shirokës dhe panormën që ofron liqeni.


“Vijmë nga Gjermania.Per ne është hera e parë që e vizitojmë Shkodrën por jo Shqipërinë. Vendosëm sot me bashkëshorten time që të vijmë në Shirokë. Qenka me të vërtetë ambjent i bukur, tepër i këndshëm , e pëlqej plazhin.


“Jam nga Gjermania dhe është hera e dytë që vij në Shqipëri, ndërsa në Shkodër kam ardhur këtë vit për hërë të parë.Ka disa ditë që jam këtu dhe po më pelqen shum. E pëlqej Shirokën , liqenin por vecanërisht njerëzit qënkan shumë miqësor.

Shkodranët tregojnë se Shiroka ka ndryshuar rrënjësisht duke tërhequr edhe më shumë vizitorë.
Vetëm 3 kilometër larg Shkodrës, ajri i pastër, bukuritë e liqenit, gatimi i peshkut dhe flladi i Malit të Taraboshit janë vetëm disa prej arsyeve që Shiroka të jetë ndër destinacionet ditore më të preferuara