Ky është Gjon Vata nga fshati Kosmaç i Bashkisë Vau Dejës. Ai tregon se këtë vit ka mbjellë disa kultura si pjepër, domate, sallatë dhe bishtaja. Një pjese e tyre kanë shkuar dëm pasi mungon tregu.


30 lekë një kg domate dhe 10 lekë pjepri me qëllim shitjen e tyre.

Gjoni, njëlloj si shumë fermerë të tjerë, apelon për orientim, pasi kulturat që ata mbjellin nga viti në vit po shkojnë dëm. Fermeri thotë se agronomët duhet të orientojnë fermerët që mbjelljet të jenë në të njejtën linjë me kërkesat e tregut. Vetëm në këtë mënyrë malli do të mund të shitet i plotë.