Në kishën e Shën Mërisë, në Denjë të Vaut Dejës, është rikthyer për herë të parë me personazhe të gjallë e dasmës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Për personazhet kjo ditë është e rëndësishme dhe mban një mesazh të veçantë.


Kjo iniciativë mori jetë disa muaj më parë, në Austri falë angazhimit edhe të komunitetit shqiptar atje.

Dom Nik Ukgjini, vlerësoi rikthimin e kësaj ngjarje e cila mbart vlera të rëndësishme për kombin shqiptar.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli deklaroi se ky event synon ti rikthejë edhe promovimit të resurseve që ka kjo zonë.

Kisha Shën Mërisë është ndërtuar në rrëzë të malit të Dejës ku ndodhen rrënojat e qytezës dhe fortesës mesjetare të Danjës. Për herë të parë kisha përmendet si qendër peshkopale në vitin 361. Në këtë Kishë thuhet se ka vënë kurorë Skënderbeu dhe në afërsi të saj ekziston varri i Lekë Zaharisë.

Kisha Lindja e Zojës është një ndër kishat më të vjetra në Shqipëri që i ka rezistuar shkatërrimeve ndër shekuj derisa regjimi komunist e shembi plotësisht në vitin 1969.