Nga Lulzim Zaraj

Është fakt që Tonin Marinaj mbetet figura më përbashkuese e Malësisë së Madhe, dhe falë këtij vizioni që ai ka për t’i trajtuar Malësorët si të barabartë pavarësishtë bindjeve partiake, PS në Malësi të Madhe është rritur dhe forcuar gjithnjë e më shumë.

Është fakt gjithashtu se me Toninin, në Malësi të Madhe kanë ardhë shumë investime të rëndësishme që nuk i sollën asnjëherë “Udhëheqësit e PD” që kishin edhe pushtetin vendor edhe atë qendror.
Sigurisht përkrahja e Malësorëve ndaj Toninit i bën të pamundura ambiciet politike të PD, ndaj duan me çdo kusht edhe me forma aspak dinjitoze, eliminimin politik të Tonin Marinaj, gjë e cila duket e pamundur.

Si mik dhe si bashkëpunëtor gjatë gjithë këtyre viteve i Toninit, uroj që sa më parë e vërteta të dalë në dritë dhe Tonini të vazhdojë punët e mira për Malësinë dhe Malësorët, ndërsa shpifësit do të marrin nga Malësorët atë që meritojnë prej kohësh!