Një nga personalitetet më të spikatura të letërsisë sonë, Ismail Kadare kishte një lidhje të veçantë me Shkodrën. Kjo marrëdhënie e tij me qytetin shpërfaqet në disa nga veprat e tij. Ish-studenti i tij, shkrimtari Alfred Çapaliku evidenton disa nga këto pika takimi.
Kompozitori i shquar Zef Çoba gjithashtu kujton bashkëpunimin e veçantë me Ismail Kadarenë në filmin “Radiostacioni”
Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, ndërroi jetë mëngjesin e 1 korrikut në banesën e tij në kryeqytet në moshën 88-vjeçare. Qeveria shqiptare shpalli 2 dhe 3 korrikun Ditë Zie Kombëtare.