Festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit, rikthehet sërish këtë vit me artistë me një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare e të ftuar special.

“Za Fest” është gati tu dhurojë disa kujtime të paharrueshme këtë verë më 18, 19, 20 korrik në kalanë e Rozafës.


“Zâ Fest”, një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata është festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë. Pjesë e 3 netëve të festivalit do janë: Gipsy Kings, Yll Limani, BimBimma, Çun Lajçi, Elsa Rraqi, Rit Folk, Makari Trio, Gentian Koçi, Don’t listen to your neighbors.

Si aktiviteti më i veçantë kulturor që ndodh në veri të Shqipërisë “Zâ Fest” bashkon njerëzit jo vetëm nëpërmjet estetikave të ndryshme të artit si muzika, teatri, poezia, baleti kontemporan, kinemaja, por edhe përmes bisedave ku këmbehen përvoja e vihen në dukje modele të vyera për tu marrë shembull.

Nata e parë është FALAS, por me REZERVIM nga adresa e emailit: zafestivalgrup@gmail.com

Për ata që duan të shijojnë vetëm një natë të festivalit, kanë mundësinë të blejnë biletën me vlerë 2.000 lekë, ndërsa biletat e vlefshme për dy netët në kala kushtojnë 3,000 lekë.


Për personat me aftësi ndryshe, fëmijët nën 13 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç, hyrja është FALAS, por duhen të jenë të pajisur me mjet identifikimi.

Mos e humbisni! Nxitoni të blini biletën tuaj.

Ju presin çaste të paharrueshme dhe fantastike!