Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, ka qenë mbrëmë pjesë e jurisë së “She’s on Top”. Kur ish-banori i “Big Brother VIP3” iu afrua Argjira Spancës u shpreh se ‘më në fund ky ambienti këtu u shndërrua në një ambient paqësor dhe të bukur, se ne e shndritëm”.


Duke qenë se “She’s on Top” realizohet në ambientet e jashtme të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Juli shtoi se kishte pak nostalgji pasi ka kaluar 4 muaj e gjysmë aty.

Ndërsa kur moderatorja e njohur e pyeti nëse ka patur mundësi që të takohej me ish-banorët, aktori i njohur u përgjigj:


“Jam takuar me shumë ish-banorë, kemi falur, kemi pirë kafe, kemi ngrënë. Me Erjolën, me Ledjonën, me Rozën”.

Këtu ndërhyn Françeska Murati, e cila është pjesë e jurisë së “She’s on Top” dhe thotë se është takuar edhe me të.

Pjesë nga biseda:

Juli: Edhe me Françeskën kemi shkëmbyer mesazhe, por akoma nuk jemi takuar tamam

Françeska: Pse gënjen? Jemi takuar

Juli: Ku? O po te Roza. Unë gjithmonë harroj se të takoj ty

Françeska: Sa mashtrues

Juli: Nuk e di pse e harroj këtë Françeskën, nuk e kuptoj

Françeska: Kam ca mesazhe nga Juli që me i publikuar…

Juli: Uuuu, Top channel kape lajmin

Ndërkohë Françeska ka publikuar në “Instastory” disa foto e video me Julin. Në një postim shfaqet ajo duke ecur krah për krah me aktorin dhe me humor shkruar krahas tij:

“Jul Deda u kapëm mat”.

Më pas Murati ka publikuar një foto të Dedës që e ka shoqëruar me fjalatë:

“Shife sa i lumtur është që jemi prapë bashkë”.