Një kafe pas pune me Heraldin – mikun tim, inxhinierin e talentuar dhe të palodhur, që çdo ditë vjen nga Tirana për të punuar në qytetin tonë. Me përkushtim dhe profesionalizëm, për një Shkodër më të bukur dhe më të mirë.
Ai është një nga shumë profesionistët – arkitektë, inxhinierë e specialistë të tjerë – që po vijnë çdo ditë për të kontribuar në zhvillimin e Shkodrës në këto kohë.
Faleminderit Herald, dhe faleminderit të gjithë stafeve që po punon me pasion në punët e qytetit tonë!🙏