Për Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor Shkodër, kontrolli i cilësisë së ujit në pishina dhe plotësimi i kushteve higjeno-sanitare është në fokus të punës së tyre përgjatë kësaj periudhe.
Sokoli apelon drejt subjekteve që të mos neglizhojnë plotësimin e kushteve në pishina, pasi monitorimet do të jetë të vazhdueshme.
Risi këtë vit është fakti se çdo pishinë duhet të ketë përgjegjësin e saj të certifikuar. Të gjitha subjektet që operojnë edhe me pishina duhet të kenë një regjistër, i cili tregon kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, nivelin e klorit në pishinë, rregulloren e brendshme për pishinat në gjuhën angleze.