Në zbatim të urdhërit të Kryeministrit për ndalimin dhe përdorimin e qeseve plastike, mbajtëse të maokso-degraduese dhe okso-biodegraduese, Bashkia Shkodër po zhvillon fushata sensibilizuese.

Specialistët e Bashkisë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, përmes këtyre fushatave po informojnë qytetarët, tregtarët dhe subjektet për detyrimin ligjor për zbatimin e kësaj masë.

Kjo nismë është e rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët dhe shëndetin tonë. Ju ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen në këtë përpjekje për të zvogëluar ndotjen dhe për të krijuar një mjedis më të qëndrueshëm për të gjithë!