Në orën 15.30 të ditës së sotme, kandidatja e zgjedhjeve në universitetin “Luigj Gurakuqi”, rektorja e komanduar Rajmonda Këçira, ankimon vendimin e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve- KIZ, i cili shpalli fitues prof. dr. Tonin Gjuraj.
Arsyetimi i Këçirës bazohet në “logjikën” që asnjëri nga kandidatët, nuk ka marrë mbi 50% të votave të vlefshme. Për këtë, ajo i referohet Nenit 4, pika 11 të Rregullores së zgjedhjeve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Mbetet tashmë të pritet vendimi i Komisionit te Apelit i cili do të përcaktoje nësë Prof. Rajmonda Këçira ka të të drejtë në ankimin e saj apo do të mbesë në fuqi vendimi i KIZ.