Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Rajonale Shkodër – Lezhë, në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, është regjistruar procedimin penal i vitit 2024, ndaj policëve me iniciale B. K, J. S dhe V. L, në lidhje me ngjarjen e datës 30.10.2024, ku në afërsi të “Ish-SMT”, në aksin rrugor Koplik-Shkodër, në Dobraç, Shkodër, persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, është zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të ndalimit caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” dhe caktimin e masës ndaluese “pezullim i ushtrimit të detyrës”, ndaj shtetasve me iniciale B. K, J. S dhe V. L, si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, “ndalimi i daljes jashtë shteti” dhe caktimin e masës ndaluese “pezullim i ushtrimit të detyrës” , ndaj shtetases me iniciale M. M, deri në përfundimin e veprimeve hetimore, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 799 (4658), datë 22.11.2024, ka vendosur:

– Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetasve B. K, J. S, V. L dhe M. M, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.