BRITANI E MADHE-Ish-pronari i një bari në Nuneaton në Angli, u dënua me 15 muaj heqje lirie, pasi u arrestua një vit më parë gjatë një koflikti në lokalin e tij, ku ndër të tjera shiste për klientët lëndë narkotike.


Boriçi u arrestua në vendngjarje me dyshimin se kishte kërcënuar një person me thikë dhe gjatë kontrollit u gjet një qese me kokainë me një vlerë të përllogaritur prej 50,000 paund.

“Borici dukej se mendonte se mund të luante rolin e një mafioz të viteve 1950, duke errësuar aktivitetet e tij kriminale pas një bari”, tha Det Cons Williams, shkruan BBC.

Një çantë e dytë me 17 gram kokainë u gjet në një BMW me qira të parkuar jashtë ambienteve të lokalit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, u pa momenti kur Boriçi doli pikërisht nga ajo makinë. Kamerat e sigurisë kapën edhe momentin e konfliktit, ku duket shtetasi tjetër që tenton të mbyllë derën në përpjekje për t’i shpëtuar Boriçit. Boriçi u dënua në Gjykatën e Kurorës së Warwick më 24 qershor 2024. /ZËRI