Fshati Kosmaç në bashkinë e Vau Dejësit është një ndër prodhuesit kryesorë të perimive në qarkun Shkodër.
Banorët e kanë të bazuar ekonominë e tyre kryesisht në bujqësi
Myzafer Salihi , ndonëse në moshë të thyer, kujdeset çdo ditë për seren e tij të vogël. Ndryshe nga shumica e banorëve, të cilët merren me tregtimin e produkteve bujqësore, ai kultivon vetëm për konsum familjar.
Krahas perimeve, Myzaferi ka të kultivuar edhe një sipërfaqe të konsiderueshme më misër.
Bujqësia dhe toka ka qenë burim i jetesës së kësaj zone historikisht thotë ai.
Kosmaçi numëron rreth 84 hektarë sera duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të produkteve bujqësore, sidomos për veriun e vendit.