Tuzi, komuna e shqiptarëve në territorin e Malit të Zi, shumë shpejt do të ketë gati stadiumin e ri. Punimet e nisur ditë më parë mbi ish stadiumin e vjetër të KF Deçiq tashmë janë drejt përfundimit. RTSH Shkodra ishte prezent në mjediset e stadiumit të ri, dhe në bisedë me presidentin e Klubit të Futbollit Deçiq, Pal Dreshaj, u informua për zbatimin e projektit të ri të këtij stadiumi.

Në vijim, presidenti Dreshaj foli edhe për suksesin e Klubit të Futbollit Deçiqi, si kampion i Malit të Zi dhe ambiciet për vazhdimësinë.

Që prej fillimit të javës, ekipi i Deçiqit ka nisur nga përgatitjet për ndeshjet e Kupave të Europës, ku synon që të ecë sa më shumë në turet e tij.