Nga kryerja e kontrolleve intensive me dron policia e Shkodrës zbuloi dhe asgjësoi 7378 bimë cannabisi në njësitë administarative Shllak dhe Temal, në Vaun e Dejës.

Asgjësimi i lëndës narkotike u krye në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit, në njësitë administarative Shllak dhe Temal, gjetën dhe asgjësuan 7378 bimë cannabisi.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.