jë 25 vjeçar nga Fushë Kuqja e Krujës është identifikuar si autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e 9 qershorit 2024 në qytetin e Shkodrës.

Ndue Preka, 30 vjeç u plagos me armë zjarri në këmbë në lagjen “Mark Lula”. Policia e Shkodrës thotë se 25 vjeçari banues në Fushë Kuqe, i identifikuar si K.K është autor i ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim.

“Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku ishte pasagjer shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili si pasojë u plagos lehtë në këmbë”

Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit. Policia nuk jep detaje mbi motivin pas kësaj plagosjeje.