Mesha e kësaj të diele në katedralen “Shën Shtjefeni” u kremtua nga Ipeshkëvi i ri kuaditor i Shkodrës monsinjor Giovanni Peragine që do të zëvendësojë në fund të vitit arqipeshkëvin aktual Angelo Massafra i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Monsinjor Massafra lexoi dekretin e Papa Françesku për emërimin e Peragine…Monsinjor Peragine përmes fjalëve të librit të shenjtë tha se nuk ka hebre apo grek, apo palestinez, shqiptar apo italian, burrë apo grua sepse të gjithë janë NJË në Jezusin….ndërsa ai ndonëse jo me gjak, në zemër ndjehet shqiptar.

Arqipeshkëvi në detyrë i Shkodrës monsinjor Angelo Massafra do të vijojë misionin e tij në drejtim të kishës katolike në Shkodër deri në fund të këtij viti duke u pasuar më pas nga Monsinjor Giovanni Peregine.