EDHE NJË LIGJI TJETËR, I SHTYHET AFATI DERI NË FUND TË 2027, NË FUNKSION TË AFERAVE KORRUPTIVE!
LIGJI ‘’PËR EMETIMIN DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE TË PRIVATIZIMIT)’’.
Kanë mbetur edhe disa prona, që klientët e qeverisë, duan t’ì marrin pothuajse falas.
Bonot e privatizimit, shiten sot në treg të zi, me 1,5% të vlerës së tyre.
Prona publike po jepet me një vlerë minimale.
Janë 70 objekte të dhëna me qira/enfiteozë apo me 1euro/kontrata, që do të privatizohen dhe pagesa e tyre do të bëhet 80% me Bono Privatizimi/Lekë privatizimi dhe 20% me lekë.
Janë 536 prona për të cilat janë miratuar urdhrat e privatizimeve.
Bonot e privatizimit iu shpërndanë qytetarëve shqiptarë, tek të persekutuarit politik, ish-punonjësvë të ndërmarjeve shtetërore, punonjësve të administratës, punonjësve të arsimit, kulturës, shkencës, sipas kontributeve në ekonomi, dhe do të përdoreshin në privatizimin e pronës shtetërore.
Me ndryshimet ligjore të vitit 2014, u deformua qëllimi i përdorimit të bonove të privatizmit,
Ato, u lejuan të përdoren edhe në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, për blerjen e truallit, në dëm të pronarëve të ligjshëm të tokave. ose pjesë e pronës shtetërore, për të cilën shteti nuk përfiton vlerën e plotë.
Asnjë statistikë nuk na u dha në Komisionin e Ekonomisë mbi përdorimin e bonove të privatizimit, sa janë përdorë për blerjen e pronave dhe sa për legalizimet.
Të gjithë përfaqësuesit e qeverisë ngrinin supet dhe ia kalonin topin institucioneve jo të pranishme.
Qeveria nuk ka një strategji për përdorimin e bonove të privatizimit.
E vetmja strategji është dhurimi i pronës publike, dhe vjedhja e pronës private në shërbim të zgjedhjeve të vitit 2025.