Avokati Kujtim Cakrani, ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Breaking” në Top Nes ditën e sotme ku ka folur në lidhje me grupet kriminale. Avokati është shprehur se krimi në Shqipëri është një realitet të cilin e hasim kudo dhe pothuajse në çdo institucion.
Fakti që sot po përballemi me personazhet e krimeve dhe grupeve apo familjeve kriminale sipas avokatit është sepse partnerët ndërkombëtarë e kanë vënë këtë gjë në dukje tek ne.
“Ne e dimë kriminalitetin, e shohim përditë kudo, por në qasje e shohim kriminalitetin kur na e thonë ndërkombëtarët atëherë kemi një qasje tjetër, dhe një budallallëk ne e diskutojmë” tha Cakrani.
Avokati e ka krahasuar Shqipërinë tani me Siçilinë e viteve 70-80. Ai tha se në atë periudhë mafia kontrrollonte gjithçka madje ishte palë edhe me politikën e vendit.
“Shqipëria sot është si Siçilia e viteve 70-80 kur politika dhe mafia ishin bashk. Mafia kontrrollonte politikën, kontrrollonte ndërtimet në Siçili dhe më gjerë, kontrrollonte gjyqtarët, deputetët, prokurorët derisa filluan të zgjidhen dhe vete. Ne po bëjme korruptimin e Siçilisë në ato vite. Politika ka lidhje me gjithë mafian, kontrrollon jetën publike dhe politike në Shqipëri. Grupet mafioze bëjnë vrasjet, familjet japin urdhërat për vrasjet e kundërshtarëve” tha avokati.
Gjithashtu ai shtoi se nëse ne nuk fillojmë të luftojmë këtë qasje atëhere ne po fshihemi si struca.