Policia e Shkodrës ka vënë në hetim një person i cili po ndërtonte pa leje 6 kabina druri në lumin e Shalës, i cili kishte si qëllim ti përdorte për turizëm.

‘-M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës;’- njofton policia.

Po ashtu janë vënë në hetim edhe dy vëllezër të cilët po ndërtonin në objekt pa leje në të njëjtën zonë.