Me 1 qershor në të gjithë vijën bregdetare, por edhe në pika turistike malore do të hapen qendrat shendetësore verore, që do të ofrojnë kujdes mjekësor 24 orë për të gjithë turistët. Në Malësi të Madhe janë parashikuar 3 qendra shëndetësore verore në Razëm, Tamarë e Bogë, të cilat do të jenë në gatishmëri me nga 1 mjek e dy infermierë secila .
Për epidemiologun Riza Curraj, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Malësi të Madhe i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar shtimin e flukseve të turistëve.
Qendrat shëndetësore verore do të jenë të përforcuara edhe me shërbimin e urgjencës në territor, me rrjetin e autoambulancave të shpërndara në këto zona malore.