Drejtoresha e shkollës “28 Nentori” në Shkodër Albana Bushati, ësjtë nderuar me titullin e lartë të “Urdhri i Yllit të Italisë” me gradën e kalorësit, nga Presidenti i Italisë.
Titulli i lartë i është dorëzuar nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri.
Titulli për zonjën Bushati është akorduar për kontributin e dhënë në fusjën e arsimit gjatë drejtimit të gjimnazit të Shkodrës “28 Nëntori”.
Ky vlerësim i veçantë është një dëshmi e përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm dhe kontributit të madh në fushën e arsimit.
Stafi i eetimes i uron suksese të metejshme zonjës Albana Bushati për këtë titull të merituar!