Kjo është panorama e cila shoqëron rrugicat në lagjen “Mark Lula” këtë të premte.
Një prej pjesëve më problematike dhe që kërkon ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksion janë rrugicat në lagjen “Mark Lula”. Kalimi për banorët e zonës mëngjesin e sotëm ka qënë i vështirë
Shumë prej këtyre akseve janë me gropa të mëdha të cilat mbushen me ujë sapo bie shi duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin. Gjatë dimrit bëhet e pakalueshme për shkak të ujit, ndërsa në verë pluhuri është sfidë për kalimtarët. Në lagjen “Mark Lula” janë një sërë rrugicash të amortizuara, të cilat presin ndërhyrje për rikonstruksion. Disa herë banorët kanë kërkuar investime në atë zonë të populluar pas viteve 90-të.