Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” zhvillohen përherë kurse të gjuhëve të huaja. Rreth 220 fëmijë mësojnë anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Përgatitjet e një viti erdhën në formën e një shfaqje artistike të realizuar nga kursantët e vegjël para prindërve, mësuesve dhe bashkëmoshatarëve të tyre. “Zbavitemi me gjuhët e huaja” është një prej aktiviteteve të traditës që kjo qendër zhvillon në kalendarin e saj. Ky vit shënoi edicionin e 25 të tij.
Nga të gjitha gjuhët e huaja, fëmijët duken se preferojnë më shumë anglishten.
Aktiviteti u shoqërua me një program të pasur artistik duke argëtuar jo vetëm spektatorët në sale, por edhe vetë fëmijët protagonistë të shfaqjes.