Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizojnë një takim në lidhje me Risitë dhe implementimin e ligjit të ri për arbitrazhin.

Për përfaqësuesit e ministrisë , ky ligj tashmë i jep mundësi zgjidhjes së mosmarrëveshjeve qoftë mes shtetit dhe privatit, apo mes privatëve me njëri- tjetrin duke u bazuar tërësisht në autonominë e vullnetit të palëve.

Ligji të ri për Arbitrazhin pritet t’i japë një tjetër konsolidim shtetit të së drejtës dhe do të krijojë mjedis pozitiv për investime, gjithashtu krijon mundësinë qeverisë të thithë investime të brendshme dhe të huaja.